Mali i Zi kthen mbrapsht punëtorët ditorë për të dytën ditë radhazi: Nuk i njohin testet, kërkojnë 20 €

0
165

Për të dytën ditë punëtorët ditorë nuk janë lejuar të kalojnë në Mal të Zi nga autoritetet policore në doganën e Hanit te Hotit.

Atyre nuk u njihen testet anti covid e një pjese as vaksinat që kanë marrë.

Prej orës 05:00 të mëngjesit ata ndodhen në këtë doganë dhe situata mbetet problematike.

“Unë jam banor nga Shkodra, kam ardhur dje në doganë dhe më kanë kërkuar 20 euro që të kaloja. Kam bërë testin në Shkodër, më thonë që nuk është i rregullt. Na kanë sjellë drejtorin e policisë të na bëjë presion, na kanë sjellë policinë. Ne vijmë për bukë goje këtu. Unë 20 euro marr, si ti paguaj për të kaluar në Mal të Zi? Dje kemi qenë 100 persona me teste të rregullta, të gjithëve na kanë kthyer. Duan teste amerikane, sot e bëra amerikan më kanë kthyer sërish. “