Mallra kineze ngado, forcohen masat ndaj mallrave kontrabandë dhe të falsifikua

0
32

Nga lodrat te veshjet e këpucët, pa kursyer as flamurin kombëtar… Në dyqane apo tregjet e Tiranës mund të blesh lirshëm produkte false. Kryesisht të ardhura nga Kina, ato i gjen të ekspozuara ngado, në pritje të blerësve që joshen nga çmimet e lira, shkruan A2 CNN.

Teksa e pranon fenomenin, Ministria e Financave tregon edhe masat që pritet të ndërmerren për të kufizuar qarkullimin e këtyre produkteve, me qëllim garantimin e konkurrencës.

  • Synimi është që brenda vitit 2027 të jetë rritur bashkëpunimi në luftën kundër informalitetit, kontrabandës, korrupsionit dhe importit të mallrave të falsifikuara. Masat për 2024-2027 përfshijnë bashkëpunimin me organet ligj-zbatuese për rritjen e kapjeve të mallrave të falsifikuara, shkëmbimi i informacionit me dogana homologe dhe bashkëpunimin me kompanitë importuese.
  • Ministria e Financave

Sipas vlerësimeve të Organizatës Botërore të Tregtisë, mallrat e kopjuara arrijnë të zënë rreth 25 për qind të tregtisë në vend. Kjo rrjedhimisht do të thotë më pak të ardhura për arkën e shtetit.

  • Zbatimi i këtyre masave pritet të ulë kostot e biznesit lidhur me procedurat doganore si dhe të gjenerojë të ardhura shtesë në rreth 0.17 për qind e PBB ose 4.5 miliardë lekë.
  • Ministria e Financave

Masat e reja ligjore që pritet të zbatohen nga viti i ardhshëm synojnë të lehtësojë procedurën që duhet të ndjekë një biznes për regjistrimin e emrit si dhe sjell risi sa i takon markave ndërkombëtare duke qenë se tashmë jemi pjesë e një tregu të hapur global. Baza e re ligjore, ndër të tjera është edhe kusht i Shqipërisë në negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian. (A2