“Mami shpejt se i hutoj unë”, modelja 21 vjeçare shpërqëndron gardianët teksa nëna arratiset nga burgu

0
148

Mediat e huaja kanë publikuar në rrjete sociale, një video, ku shihet një modele kolumbiane duke shpëtuar nënën që të arratiset nga burgu. Ajo përdor “hiret” e saj për të shpërqendruar gardianët e burgut, e më pas, nëna e saj del nga ambienti i vuajtjes së dënimit me ndihmën e një litari dhe largohet.

Gjatë një gjyqi këtë javë, prokurorët thanë se modelja Aída Victoria Merlano ndihmoi ish-politikanen, Aída Merlano Rebolledo të arratisej nga një burg në Bogota, përmes një litari.

 

Incidenti ndodhi në tetor 2019, kur Rebolledo, atëherë 38 vjeç, u bë senatore, por u dënua pak më vonë pasi autoritetet zbuluan prova të mashtrimit të votuesve, korrupsionit dhe posedimit të paligjshëm të armëve.

Ajo u dënua me 15 vjet burg, brenda gjashtë muajve nga fitorja e saj, dhe u arratis vetëm dy javë më pas.

Mundësia për t’u arratisur lindi kur Rebolledo kishte një takim me dentistin. Ndërsa ajo shoqërohej nga një roje burgu dhe një shofer, në zyrën e dentistit që ndodhet jashtë burgut, ajo u lejua të hynte e vetme.

Më pas atë e pret një burrë me motoçikletë dhe arratiset. Nga ana tjetër, vazja dyshohet se shpërqendroi rojet e sigurisë.