Kanë mbetur edhe pak orë deri te supersfida në Ligën e Kampionëve.
Manchester City, në avantazh pas triumfit 2-1 në udhëtim në takimin e parë, pret Real Madridin në Etihad Stadium, sfidë që do të nisë nga ora 21:00.
Pep Guardiola dhe Zinedine Zidane do të mundohen të hedhin 11-shet më të mira në fushë, derisa tashmë mediat britanike kanë bërë një formacion me lojtarë të përbashkët, të Man City dhe Real Madrid.
Në fund, Reali del triumfues pas 6 lojtarë të Los Blancos gjenden në 11-she dhe 5 të Cityzens, raporton Gazeta Express.