Manchester United është tejet i interesuar për Frenkie De Jongun.
Ndërkohë, ish-futbollisti i Ajaxit po pëlqehet me të madhe nga “Djajtë e Kuq”.
Mediumi “Fichajes” shkruan se gjiganti anglez madje është i gatshëm t’ia ofrojë gjigantit katalunas dy futbollistë vetëm për ta sjellë në “Teatrin e Ëndrrave” përfaqësuesin holandez, përcjell “Gazeta Express”.
Më saktësisht, United i ofron sulmuesin Marcus Rashford dhe mbrojtësin e majtë, Alex Telles si pjesë e shkëmbimit me De Jongun.
De Jongun në Manchester e kërkon trajneri i ardhshëm i “Djajve të Kuq, Erik ten Hag.
Gjithashtu, mediat e huaja shkruajnë se United është i gatshëm t’i ofrojë 70 milionë euro për mesfushorin kualitativ. /Gazeta Express/