Manaj: Nëse do të largohej Griezmann para meje, do të mbetesha në Barcelonë

0
108

Rey Manaj thotë se sot do të ishte ende lojtar i Barcelonës nëse Antoine Griezmann do të largohej para tij.

Sulmuesi shqiptar iu bashkua Spezias vitin e kaluar duke i dhënë fund eksperiencës në Barcelonë, ku arriti të luante shkurt edhe në ekipin e parë, shkruan “Gazeta Express”.

Por, ai ka zbuluar se vetë e kërkoi largimin pasi dëshironte të transferohej në një klub ku do të mundë të kishte vazhdimësi.

“Gjatë verës së kaluar, pas një viti të kaluar dhe duke dëgjuar gjithçka në dhomat e zhveshjes, e mora vendimin të largohem dhe të provoj të luaj diku tjetër. Në ato ditë më donte një klub tjetër i La Ligas, por Barcelona e kishte refuzuar atë ofertë. Më pas, isha unë që kërkova të largohesha. Koemann më tha se do t’i kisha rastet e mia për të luajtur, por vendosa të llogarisja në vetveten. Unë jam larguar para Griezmannit. Nëse do të largohej më herët ai, unë do të qëndroja”, deklaroi Manaj në një intervistë për mediumin italian “La Gazzetta dello Sport”, përcjell “Gazeta Express”.

Ai ndërkohë e përshkroi si të jashtëzakonshme dhe të pabesueshme eksperiencën në Barcelonë.

“Kur kam nënshkruar me Barcelonën më dukej se po luaja në FIFA në Play Station. Kam kaluar në ekipin e parë dhe e kisha nderin të ushtroja me Messin. Por, gjatë verës, pas një viti të kaluar duke dëgjuar gjithçka në dhomat e zhveshjes, e mora vendimin të largohem dhe të provoj të luaj diku tjetër”, deklaroi futbollisti shqiptar. /Gazeta Express/