Manaj: Shqipëria synon fitore kundër Kazakistanit dhe Lituanisë

0
211

Në këtë grumbullim të tetorit për ndeshjet e Nations League ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë, Rey Manaj është shndërruar papritur në sulmuesin me më shumë eksperiencë nga ata që ka grumbulluar Reja, për shkak se mungojnë emra të tillë si Cikalleshi, Sadiku e Balaj.

I pranishëm në konferencën për shtyp të kësaj të mërkure, Manaj e pranoi se ka më shumë përgjegjësi mbi vete dhe se do të bëjë maksimumin që Shqipëria të marrë rezultate pozitive në këto dy sfida.

Lexo Edhe:

Kosova e pafat, 8 mungesa ndaj Maqedonisë së Veriut

“Kemi përpara dy ndeshje të rëndësishme. Me Lituaninë nuk ishim maksimum. Kishim arritur një ekuilibër dhe duhet t’i fitojmë këtë ndeshje. Duhet të futemi në fushë të përqendruar dhe me vetëbesim te kualiteti ynë. Synimi është fitorja”, tha Manaj fillimisht.

“Formacioni caktohet nga trajneri. Uroj të jenë të gjithë sulmuesit. Nuk ka rëndësi kush luan nga fillimi apo pastaj. Sa më shumë të jenë aq më mirë është. Konkurrenca ndikon për mirë për ne”, shtoi sulmuesi.

“Në kombëtare të gjithë duhet të marrin një përgjegjësi që nuk e kanë në klube. Ky është niveli më i lartë i futbollit. Personalisht duhet të jap edhe më shumë. Shpresoj të bëjmë sa më mirë në ndeshjet e ardhshme”.

Express