Manastirliu: Pritet të vijnë në Shqipëri edhe 8190 doza të tjera vaksinash nga Pfizer

0
177

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në fjalën e saj në Parlament ditën e sotme tha se do të mbërrijnë në Shqipëri edhe 8190 dozave të tjera vaksinash, nga kontrata me Pfizer.

Sipas Manastirliut, deri më sot kanë mbërritur mbi 8 mijë doza dhe se Shqipërisë i janë dashur shumë përpjekje për të siguruar kontratën me 500 mijë vaksina.

Manastirliu: Në një luftë bërrylash në tregun e madh global të vaksinave, ku me sa duket mbizotëron filozofia e më të fortit, imagjinoni çfarë përpjekjesh të jashtëzakonshme i janë dashur Shqipërisë tonë të vogël, për të siguruar një kontratë të drejtpërdrejtë me Pfizer për 500 mijë vaksina, nga e cila kanë mbërritur mbi 8 mijë doza deri më sot, dhe pritet lëvrimi i 8190 dozave të tjera sot, e kështu duke vijuar me kalendarin e ardhjes së vaksinave.

Ministrja e Shëndetësisë foli edhe për kategoritë e të vaksinuarve në vend duke thënë se sot kemi mbi 4600 jetë mjekësh, infermierësh e stafesh spitalesh më të mbrojtur, për shkak të vaksinimit.

ManastirliuSot ne kemi mbi 4600 jetë mjekësh, infermierësh e stafesh spitalesh më të mbrojtur, për shkak të vaksinimit. Sot kemi mbi 400 jetë të moshuarish në azile, të moshuarish mbi 80 vjeç dhe kujdestarësh, më të mbrojtura për shkak të fillimit të vaksinimit. Më lejoni gjithashtu të shpreh dhe keqardhjen më të thellë për dezinformimin që ushqeu më tej disa reagime të pajustifikueshme njerëzish publikë për vaksinimin e disa qytetarëve që ishin pjesë e këtij grupi të parë, pikë së pari se ishin mbi 80 vjeç. Vërtet janë personalitete që i bëjnë nder këtij vendi dhe shoqërisë tonë, por ama kriteri dhe vetëm kriteri i moshës u mundësoi të ishin pjesë e një procesi që filloi me të moshuarit në azile. Do të vijojë dhe me +80 vjeçarë të tjerë, sipas planit për çdo fashë të grupmoshës mbi 80 vjeç”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë.

Në Kuvend Manastirliu foli gjithashtu për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë, për Spitalin e Ri Memorial në Fier, i cili po ndërtohet me ndihmën e Republikës së Turqisë.

ora news