Manchester United nxiton t’i rinovojë kontratën talentit 19-vjeçar

0
283

Angel Gomes është një nga të rinjtë më premtues i dalë nga akademia e Manchester United, klub me të cilin është në ditët e fundit të kontratës dhe tashmë i duhet të vendosë për të ardhmen.

“Djajtë e Kuq” i kanë bërë një ofertë rinovimi të kontratës që është e vlefshme deri më 30 qershor dhe nga ana tjetër tekniku Solskjaer i ka garantuar se ka të ardhme në skuadrën e tij.

Ndërkohë, Chelsea, Arsenal, Inter dhe Juventus prej kohësh po tentojnë të bindin 19-vjeçarin që të mos firmosë rinovimin e të bëhet pjesë e tyre.

syri.net