Dy ekspertët mjeko-ligjorë të cilët u kërkuan radhën e kaluar nga Gjykata e Posaçme për të kryer ekspertimin mjekësor të ish-gjyqtares Pajtime Fetahu, u paraqitën këtë të hënë në seancë.
Ata morën detyrat nga togat e zeza dhe bënë betimin në lidhje me aktin që do të kryejnë në ambientet e paraburgimit në Pogradec për të përcaktuar gjendjen shëndetësore të ish gjyqtares.
Mbrojtja ligjore e Fetahut ka pretenduar se ajo ka probleme të rënda shëndetësore dhe se qëndrimi në qeli i rrezikon jetën, por ky pretendim do përcaktohet nga ekspertët.
Javën e ardhshme kur do mbahet seanca e radhës, pritet që dy ekspertët të sjellin konkluzionin e raportit të ekspertimit.
Fetahu mbahet në qelinë e paraburgimit që prej muajit nëntor të vitit 2024, në kuadër të një urdhër arresti që u lëshua nga SPAK mbi hetimet për Suel Çelën dhe anëtarët e grupit të tij.
Ora news