Ministria e Drejtësisë dhe Avokati i Popullit kallëzojnë në prokurori gjyqtaren civile të Gjykatës së Tiranës, Klorinda Çela.
Shkak është bërë një vendim që është marrë nga gjyqtarja e çështjeve civile në Tiranë lidhur me projektin e parashikuar të ndërtohet pranë Liqenit, aty ku ka qenë Garda e Republikës.
“Rast skandaloz, i turpshëm dhe abuzimit me detyrën e lartë të gjykatës“ e quajti ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.
Manja akuzon gjyqtaren se me vendimin e marrë po mban peng qendrën kombëtare të fëmijëve të kryeqytetit.
Manja tha se gjyqtarja ka marrë një sigurim padie duke cënuar rëndë interesat e shtetit dhe favorizuar haptazi palët në gjyq.
Një vendim i tillë sipas tij është marrë një javë para se të shkarkohet nga vetingu më 27 tetor 2021. Është një vendim “Kap ça të kapësh”
“Marrja e një vendimi në dhomë këshillimi pa praninë e palëve aq më tepër kur kishte njoftuar një datë tjetër na bën të mendojmë se kjo vendimarrje ka qenë e ndikuar” tha Manja.