Ministri i drejtësisë, Ulsi Manja, në një konferencë të përbashkët me Edi Ramën i është përgjigjur Ambasadores së SHBA Yuri Kim.
Manja: S’mund të akuzosh sot dhe as të drejtsh gishtin se po cenojmë pavarësinë e gjyqësorit ne drejtim të një force politike siç është PS. Ne këtë parim që lidhet me shtetin e së drejtës dhe reformimin e kemi në ADN-në tonë si parti dhe nuk kemi ndërhyrë në vendimarrjet e drejtësisë as dje as sot. Kush drejton gishtin nga ne fillimisht duhet ta drejtojë nga vetja. Pavarësin e gjyqëorit e ka garantuar ligji dhe lidhet me vendimarrjen e gjyqtareve dhe prokurorëve. PS dhe Kryeministri dhe çdo pjesëmarrës i PS nuk i ka diskutuar vendimet e gjykatës, Vendimet e Gjykatës zbatohen nuk diskutohen. Ama jemi në të drejtën tonë për të kërkuar performancën e i institucioneve.
Të kërkosh angazhimin e organeve të drejtësisë kundër korrupsionit lidhet me uljen dhe ngritjen e kriminalitetit.