“Marash Kumbulla, lojtar për 10 skuadrat më të mira në botë”

0
253

Maurizio Setti, presidenti i Veronës thyen heshtjen lidhur me të ardhmen e Marash Kumbullës.

Në një intervistë për gazetën QS numri 1 i Veronës ka pranuar se në drejtim të klubit kanë ardhur shumë oferta për talentin shqiptar, i cili ka shpërthyer me paraqitjet e tij në sezonin e fundit të Serie A dhe të parin për 19-vjeçarin.

“ Na kanë mbërritur shumë oferta, të gjitha nga klubet elitare”, u shpreh ai.

“Ne kemi besuar gjithmonë te aftësitë e Kumbullas dhe kemi refuzuar oferta të rëndësishme kur lojtari ka qenë pjesë e skuadrës Primavera”.

“Si profil dhe për mënyrën sesi sillet në fushë, Marash Kumbulla është një lojtar për 10 skuadrat më të mira në botë”, deklaroi Maurizio Setti.

g.expres