Marcelo e ka njoftuar Real Madridin se do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni.
Mbrojtësi 33-vjeçar nuk e ka ndërmend të nënshkruajë marrëveshje të re me Madridin dhe do të largohet nga Santiago Bernabeu si lojtar i lirë sapo t’i mbarojë kontrata në qershor të vitit 2022.
Qëllimi i Marcelos është te rikthehet në atdheun e vet, Brazil, raporton Gazeta Express.
Besohet se Fluminese është klubi ku ai do ta vazhdojë karrierën sipas të gjitha gjasave.
Marcelo i ishte bashkuar Real Madridit pikërisht nga Fluminese në vitin 2007 dhe që prej atëherë ka fituar gjithçka që mund të fitohet në futboll me gjigantin spanjoll.
Por ai e ka humbur vendin në ekipin e parë të Carlo Ancelottit në garë me francezin Ferland Mendy dhe beson se është koha të largohet./Express/