Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një 32-vjeçar pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur. Gjithçka ndodhi pasi prindërit e 13-vjeçares bënë denoncim në polici. Burime zyrtare bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në zonën e Kamzës në Tiranë dy vite më parë, por e mitura tani ka gjetur forcën të tregojë.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit L. A., 32 vjeç, pasi dyshohet se në vitin 2019 ka kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare, pa dëshirën e saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, bën me dije policia. /abcnews.al