Covid-19 dhe masat kufizuese, sidomos karantina ndikuan drejtpërdrejtë jetesën e atyre që përdorin drogë. Në Shqipëri, pandemia shtoi gjithashtu përdorues të rinj të lëndëve narkotike.
Është ky konstatimi i Qendrës Europiane për Monitorimin e Drogave dhe Varësinë mbi ndikimin e pandemisë “Covid-19” te përdoruesit e saj në Ballkanin Perëndimor.
Armanda Gashi, mjeke në shërbimin e Toksikologjisë Klinike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” tregon edhe llojet më të përhapura të drogave, prej të cilave shqiptarët vuajnë pasojat.
“Kokaina është një trend në rritje prej vitesh. Marijuana, po ashtu, por edhe heroina dhe të gjithë zëvenëdësuesit e substancat që rrjedhin nga to”.
Lidhur me gjininë dhe grup-moshat, mjekja toksikologe thotë: “Kryesisht janë meshkuj ata që abuzojnë me drogat, por kuptohet që është një grupmoshë nga 18-35 vjeç, një grupmoshë shumë aktive që kërkon ndihmë dhe përdoruesit që janë kronikë dhe që kanë parë efektet toksike anësore kronike të këtyre drogave në trupin e tyre”.
27 persona, kryesisht të rinj humbën jetën në vend, si pasojë e përdorimit të lëndëve narkotike gjatë vitit 2018. Gashi shpjegon edhe procesin që nga përdorimi abuziv çon në fatalitet.
“Sigurisht që e lodh trupin se përdor mekanzimat mbrojtës, që me kalimin e kohës dekompozohen dhe personi është i detyruar të përballojë efektet toksike të menjërshme që mund të ketë efekte tek organet dhe mund të jetë fatale”.
Raporti tregon gjithashtu se vendet u përballën në disa periudha kohore me mungesa të medikamenteve trajtuese për përdoruesit, e ku në shumë raste këta të fundit gjetën “rrugë të reja” në përdorimin e lëndëve narkotike.
A2