Marshim paqësor i shoqërisë civile në Elbasan në kujtim të grave të vrara

0
154

Shoqëria civile në Elbasan, kryesisht gratë janë duke zhvilluar një marshim paqësor për të nderuar kujtimin e grave të vrara.

Marshimi nisi nga qendra e qytetit, për t’u ndalur pranë Gjykatës së Elbasanit ku mbeti e vrarë 54 vjeçarja Liljana Buzo pak ditë më parë, më 6 maj.

“Prandaj ne jemi sot, për Lilianën dhe  shumë e shumë gra të tjera që janë vrarë në këto vite në Shqipëri. Ju lutem le të bëhemi bashkë, burra dhe gra le të nxjerrim më të mirën tonë, për fëmijët tanë, për familjet tona, le të jetojmë një jetë të denjë për të jetuar pasi të gjithëve na jepet vetëm një shans për të jetuar, nuk ka jepet një shans i dytë. Le ta gëzojmë jetën,  le ta shijojmë jetën, le të lëmë dhe të largojmë një herë e përgjithmonë dhunën nga vatrat tona, nga fëmijët tanë që po i shkatërrojmë me duart tona. Për t’i ruajtur fëmijët, ne të rriturit burra dhe gra duhet të japim modele pozitive të denja për këtë vend,” tha një nga  pjesëmarrëset në marshim

54 vjeçarja mbeti e vrarë nga bashkëshorti i saj Koço Buzo, 58 vjeç ish efektiv policie.

Krimi ndodhi sapo gruaja doli nga Gjykata ku kishte ngritur padinë ndaj bashkëshortit .

Liliana Buzo, u qëllua pas shpine me tre plumba në trup e për pasojë ndërroi jetë rrugës për në spitalin e Elbasanit.