Martanesh, humb jetën një minator

0
322

Një minator ka humbur jetën në një minierë në Martanesh.

Ditën e sotme (24 qershor), 55-vjeçari u dërgua në spitalin e Bulqizës pa shenja jete.

”Rreth orës 10.45, është marrë informacion se është dërguar në spitalin e Bulqizës pa shenja jete shtetasi A. XH., rreth 55 vjeç, i cili dyshohet se gjatë punës në një subjekt minerar në ‘Lug të Gjatë’, Martanesh, është aksidentuar dhe për pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/Ora News.tv