Martohet kavalieri, dasma simbolike e Berlusconit më partneren 53 vjet më të re

0
143

Silvio Berlusconi, 86 vjeçar është martuar në një ceremoni simbolike me 32 vjeçaren Marta Fascina. Mes familjarëve, pati edhe një paradë VIP-ash nga Salvini te Gigi D’Alessio.

Silvio Berlusconi është martuar në një ceremoni simbolike me partneren e tij, Marta Fascina, 53 vjet më të re. Ceremonia amerikane me shkëmbimin e betimeve dhe dhuratave u zhvillua në Lesmo, në Villa Gernetto.

Kavalieri dhe partnerja e tij, Marta Fascina, deputete e Forza Italia, zgjodhën ta celebronin martesën e tyre simbolike, pa lidhje ligjore apo civile.

hemeluesi i Forza Italia kishte veshur një kostum blu Armani, ndërsa Marta Fascina kishte një fustan të bardhë me dantellë franceze, stiluar nga Antonio Riva.

Jashtë portave të vilës e prisnin një turmë gazetarësh dhe disa mbështetës. Në ceremoni morën pjesë rreth gjashtëdhjetë të ftuar, mes tyre vëllai Paolo Berlusconi, miku i një jete, Adriano Galliani, senatori Licia Ronzulli dhe fëmijët e nipërit e mbesat.

Gjatë festës, Berluskoni, 85 vjeçar mësohet të jetë shprehur se është i lumtur për ribashkimin e familjes së tij, veçanërisht pasi ka kaluar një kohë shumë të vështirë shëndetësore.

Mes të ftuarve ishin edhe Matteo Salvini dhe Gigi D’Alessio, të cilët kënduan katër këngë napolitane, duke përfshirë Malafemmena dhe O Sarracino.