Vllaznia kualifikohet për në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë duke shpartalluar Elbasanin 8-0 në “Loro Boriçi”.
Edhe pse pritej që ekipi i Brdariç të kualifikohej në raundin tjetër të Kupës, nuk mendohej se shkodranët do të realizon plot 8 herë ndaj Elbasanit. Shkodranët shënuan në çdo pjesë nga 4 herë, kurse Adili me Da Silvan bënë dopietë personale.
Nga ana tjetër, Elbasani ka bërë ndoshta nisjen më të keqe në historinë e tij, ku në 3 ndeshje (pa llogaritur kualifikimin ndaj Luftëtarit 0-3) kanë pësuar 15 gola.
Pas Kukësit, Partizanit, Skënderbeut, Dinamos, Korabit dhe Teutës, Vllaznia bëhet ekipi i shtatë që kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.
FT| Vllaznia-Elbasani 8-0
Dilaver 4′, Imeri 15′ (p), 40′, Dunga 29′, Mandiangu 67′, Çoba 75′, Da Silva 83′, 88′
Panorama sport