Një shtetas turk është ftuar të dëshmojë në GJKKO mbi të ashtuquajturën masakra e Bradasheshit me tre të vrarë. Është SPAK-u që ka kërkuar marrjen në pyetje të tij si person që ka dijeni për veprimtarinë e viktimave Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe Erdal Durunay.
Një nga vrasjet më të bujshme në qytetin e Elbasanit është ajo e të ashtuquajturës “Masakra e Bradasheshit”, ngjarje kjo e ndodhur në 29 dhjetor të vitit 2018.
Në atentat mbetën të vrarë tre persona: Endrit Alibej, xhaxhai i tij, Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk Erdal Durunay.
Në atë kohë ngjarja u hetua si konflikte mes bandave për prishje të pazareve të drogës.
Pas marrjes së dosjes në Prokurorinë e Posaçme, kjo e fundit ka avancuar me hetimet duke thirrur edhe dëshmitarë të cilët mund t’i shërbejnë zbardhjes.
Me 13 mars në orën 14:00 në Gjykatën e Posaçme për të dëshmuar do të vijë shtetasit turk SERDAL DURANAI, i cili sipas burimeve është djali i Erdal Duranai, i cili humbi jetën bashkë me Alibejn dhe Dylgjerin.
Ai jeton dhe vepron në qytetin Izmir të Turqisë e ndërsa gjykata ka urdhëruar që njoftimi për të bëhet nëpërmjet shpalljes publike.
Dëshmia e tij do të zhvillohet në procesin ndaj Mikael Qosjes, i njohur në Elbasan edhe si “Keli i Kicit”.
Për këtë ngjarje, Prokuroria e Posaçme e cilëson si pjesëmarrës në ekzekutimin e trefishtë.
Emri i tij doli nga Erjon Alibej, i cili aktualisht ndodhet në qeli.
Qosja i cili mban edhe mbiemrin Kamami dhe Stefo rreth 3 vite më parë u ndalua në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe konkretisht, në Dubai, por që më pas u lirua për shkak të mungesës së një marrëveshjeje të ekstradimit.
ORA NEWS