“Masakra e Elbasanit” ja çfarë ka zbuluar ekspertiza për vrasjen e Pjerin Xhuvanit!

0
1815

Ekspertiza balistike ka zbardhur detaje të reja nga vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan një vit më parë.Sipas prokurorisë, në incidentin e rëndë që shoqëroi fushatën zgjedhore, ka rezultuar se Arbër Paplekaj përveç viktimës ka qëlluar me armën e tij edhe efektiven e policisë Xhensila Sota, e cila kishte mbërritur në vendin e ngjarjes për të ndërhyrë në konfliktin mes shtabeve elektorale të PS dhe PD.

Prokuroria ka zbardhur detaje të reja gjatë hetimit të dosjes së ekzekutimit të Pjerin Xhuvanit dhe plagosjes së 4 personave të tjerë, në ngjarjen e 21 prillit 2021, që tashmë njihet si masakra e Elbasanit.

Për këtë ngjarje është është arrestuar ish-punonjësi i RENEA-s, Arbër Paplekaj.

Ndërsa Klemend Xhaferaj, i lançuar nga policia si pjesëmarës në ngjarje, ende nuk është arrestuar, duke qëndruar në arrati.

Kur kanë mbetur dhe 35 ditë nga përfundimi i afatit hetimor prej 1 viti, prokuroria e Elbasanit është njohur me ekspertizat balistike të 3 gëzhojave.

Ajo që ka dalë nga këto ekspertiza është autorësia e personit që ka plagosur jo vetëm, Emiljano Prengën, Pavlo Vuksanin, dhe Eltjon Bodinakun, por edhe efektiven e policisë Elbasan, Xhensila Sota.

Plagosja e kësaj të fundit, thonë burimet pranë grupit të hetimit, është kryer nga Arbër Paplekaj.

Nga pamjet filmike të analizuara dhe ekspertizat e kryera ka rezultuar se Paplekaj është personi që qëllon në këndin e drejtimit, ku dhe punonjësja e policisë është duke qëndruar prapa një furgoni të forcave të rendit.

Nisur nga kjo situatë, veç akuzës së vrasjes së Pjerin Xhuvanit dhe plagosjes së tre personave, Paplekaj do akuzohet nga prokuroria edhe për plagosjen e lehtë në dëm të punonjëses së policisë.

Ngjarja e rëndë e ndodhur në 21 prill 2020 tronditi qytetin e Elbasanit, rreth orës 14:00, pasi ish-efektivë policie dhe ish-efektivë ushtrie, bllokuan një automjet të shtetasit Mehmet Grejsi, i cili dyshohej nga PD se po shpërndante lekë dhe blinte votat në lagjen “5 Maji”.

Bllokimi i automjetit dhe mbajtja përmes forcës dhe dhunës së Mehmet Grejsit, ka sjellë përdorimin e armëve deri në ekzekutimin e Pjerin Xhuvanit dhe plagosjen e 4 personave të tjerë si Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota.

Pritet që shumë shpejt, prokuroria e Elbasanit të përfundojë hetimet dhe të dërgojë për gjykim, dosjen penale në ngarkim të ish-punonjësit të policisë, Arbër Paplekaj.

ora tv