Shtyhet në GJKKO seanca ndaj Laert Haxhiut, i akuzuar për masakrën e Lushnjës. Shkak për shtyrjen e seancës më datë 19 tetor, është bërë mungesa e dëshmitarit Arsen Gjuti, i cili nuk ishte njoftuar.
E pranishme në seancë ka qenë edhe prokurorja Doloreza Musabelliu, qe sipas dëshmisë se të penduarit Artan Tafani, ka qenë në shenjëstër të bandës se Haxhiut, për ta eliminuar.
Në seancë pati debate mes paleve pasi Laert Haxhiu ka refuzuar qe te marrë dijeni për seancën e sotme nëpërmjet oficerit të kontaktit. Fillimisht ka pretenduar se është i sëmurë me Covid dhe më pas ka refuzuar takimin me agjentin.
Laert Haxhiu ka refuzuar takimin me përfaqësues të ambasadës shqiptare në burgun e Koridhalos ne Athinë, ku do të vihej në dijeni për procesin qe po mbahet ne gjykaten e posacme per vrasjen e Zamir Latifit e Jurgen Hoxhes ne 2017.
Ne seancen e se enjtes avokati Detar Hysi i kerkoi gjykates qe te njoftohej edhe njëherë Haxhiu, por gjykata këmbënguli qe procesi te vijonte duke deklaruar mungesen e te akuzuarit duke urdheruar edhe avokatin qe te mos dilte nga salla e gjyqit.
Me pas avokati Hysi kerkoi te hiqte dore nga mbrojtja, por per disa here u refuzua nga gjykata.