Masakra e Malit të Zi, 34-vjeçari vret 10 persona të familjes, mes tyre edhe fëmijë, ekzekutohet nga policia

0
103

Një ngjarje mjaft e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Cetinje të Malit të Zi, ku një person pas një konflikti familjar ka vrarë 10 persona, dhe në fund është vrarë nga policia.

Sipas mediave malazeze 34-vjeçari pas një konflikti ka lëshuar breshëri plumbash mbi familjarët, duke vrarë 10 persona dhe plagosur 11 të tjerë.

Mes viktimave dyshohet se ka edhe fëmijë.

Mediat malazeze kanë mësuar jozyrtarisht se VB (34-vjeçar) ka vrarë të gjithë familjen, e më pas ka dalë në rrugë dhe ka qëlluar njerëzit.

Sipas informacioneve të pakonfirmuara, në masakër kanë humbur jetën 11 persona, mes të cilëve dyshohet se ka edhe fëmijë. Policia vrau sulmuesin.

/Abcnews.al/