Masakra me 3 të vrarë në Fushë-Krujë, kërkohet marrja në pyetje e Ramazan Rrajës dhe dy miqve të tij

0
171

Detaje të reja nga masakra e së dielës në Fushë-Krujë.  Emra të botës të krimit janë kërkuar nga prokuroria që të merren në pyetje në lidhje me vrasjen e Brilant Martinajt, Diklen Vatës dhe Besmir Hoxhës.

Në sajë të një shkrese që mban firmën e Drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, kërkohet marrja në pyetje e Ramadan Rrahjës, nipi i deputetit të PS-së, Rraham Rrahja. Po ashtu kërkohet marrja në pyetje e dy miqve të tij, Alesio Dobrozit dhe Rohan Brahimit, Prendit.

Në pyetje kërkohet që të merret edhe Gentian Recit, nipi i ish-policit Xhelal Reçi, i ekzekutuar para një viti, ku dyshohej se autor ishte Brilant Martinaj. Ndërkohë, është kërkuar marrja në pyetje edhe e Endrit Dokles./BW/