Dy nga 4 të plagosurit e ngjarjes në Elbasan janë sjellë në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Në Orën 18:00 ata kanë mbërritur në kryeqytet, pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në Elbasan.
Burime për Ora News nga Trauma bëjnë me dije se, të plagosurit janë në gjendje stabël, jashtë rrezikur për jetën.
Njëri ka marrë dëmtime në kokë, ndërsa tjetri në bark.
Në spitalin e Traumës kanë mbërritur Emiljan Prenga 38 vjeç dhe Pavlo Vuksani, 50 vjeç. Ndërkohë efektivja e policisë dhe dhëndri i viktimës, Pjerin Xhuvani janë të shtruar në spitalin e Elbasanit.
Të pranishëm pranë Spitalit të Traumës janë dhe oficerët e policisë gjyqësore të cilët pritet të marrin dëshminë e të plagosurve.