Një ngjarje e rëndë tronditi Suedinë pasditen e kësaj të marte, 4 shkurt 2025. Disa të vdekur dhe rreth 15 të plagosur është bilanci i ngarjes së regjistruar në shkollën Risbergska në Orebro.
Mediat vendase raportojnë se bilanci i ngjarjes është tragjik edhe pse shifrat ende nuk janë zyrtare.
Fillimisht, autoritetet njoftuan për pesë të plagosur, por në një deklaratë disa orë pas sulmit, Policia raportoi për 10 të vdekur. Mes viktimave është dhe vetë agresori, që qëlloi veten me armë pas sulmit. Nuk dihen motivet e ngjarjes, ndërsa sipas policisë, autori nuk kishte precedent
Të shtënat kanë ndodhën në një qendër arsimore për të rritur. Këto institucione frekuentohen kryesisht nga persona që nuk kanë mbaruar ende shkollën fillore apo të mesme.
Gjithashtu, raportohet se është vrarë edhe autori i kësaj ngjarje. Ai ka qëlluar veten me një plumb në kokë, raportojnë mediat.
Edhe policia e Orebro ka thënë se një prej viktimave mund të jetë edhe autori. Autoritetet dyshojnë se kanë të bëjnë me më shumë se 1 autor që kanë përgatitur dhe ndihmuar për krimin e sotëm.
(BalkanWeb)