Masakra në Velipojë me 4 te vrarë/ Policia: Dy të plagosurit autorë të konfliktit me armë

0
200

Policia e Shkodrës informon se dy personat e plagosur, njëri prej tyre adoleshent dyshohet se janë autorë të përfshirë në konfliktin e armatosur që gjysmë ore pas mesnatës së të shtunës shkaktoi masakrën në plazhin e Velipojës.

Bëhet fjalë për 4 persona të vrarë mes tyre një djalë 20 vjeç.

“Më datë 27.06.2021, rreth orës  00:30, në Pulaj Plazh, Velipojë, si pasojë e një konflikti të çastit, i cili është përshkallëzuar në përdorim të armës së zjarrit kanë mbetur të vrarë,  shtetasit K. V. 59 vjeç,  Xh. G. 25 vjeç ,  E. G. 38 vjeç dhe M. Z. 20 vjeç.

Si dhe janë plagosur shtetasit H. V. 54 vjeç, dhe  E. D. 17 vjeç, të cilët dyshohen si autorë të përfshirê në konfliktin e armatosur” informoi policia në një njoftim zyrtarë të shpërndarë për mediat në orën 04:00 të mëngjesit të 27 qershorit.

Për hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes menjëherë është ngritur një grup posaçëm hetimor  me specialistë të strukturave hetimore  në DVP Shkodër dhe të Drejtorisë për Hetimin e  Krimeve ndaj Personit dhe Jetës në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Në ndihmë të Policisë vendore ka shkuar FNSH Shkodër dhe një grup i Forcave Speciale Renea.

Më përpara drejtori i Policise se Shkodres tha se konflikti kishte nisur për sipërfaqet me rërë te cilat shfrytezohen per vendosjen e shezllongjeve.

Ora tv