Masakrohet” Donnaroumma! Goditet me taka nga kundërshtari, 10 qepje në fytyrë

0
2

Monaco-PSG zgjati shumë pak për portierin e kampionëve të Francës, Gigio Donnarumma-s, i cili u detyrua të largohej nga fusha i mbuluar nga gjaku pas ndërhyrjes vrasëse të ish-lojtarit të Torinos, Singo, i cili përfundoi duke i “ngulur” takat në fytyrë portierit të kombëtares italiane.

As një karton i verdhë për ish-lojtarin Granata (i cili e kishte në atë moment edhe një karton tjetër), ndërsa numri një i formacionit parizien ja la vendin Safanovit. Më vonë u mësua se ndaj portierit italian të PSG-s ishin bërë 10 qepje në faqen e djathtë ndërkohë që kishte edhe disa dëmtime të tjera dhe gërvishtje në pjesën tjetër të fytyrës për shkak të asaj goditje në kokë me këpucët me taka nga lojtari kundërshtarë.

Por jo vetëm kaq, Donnarumma nuk e kishte vlerësuar aspak mungesën e sanksioneve ndaj Singos nga arbitri François Letexier dhe në korridoret e stadiumit gjatë intervalit sipas mediave të pranishme aty ai ka shprehur pakënaqësinë e tij te arbitri i ndeshjes.