Publikohen pamje të Fatjon Janinas, autorit të vrasjes së 82-vjeçarit në Durrës, mbrëmjen e 30 dhjetorit.
Ngjarja ndodhi në lagjen nr.16, teksa autori siç dëshmoi e vrau të moshuarin Paulin Gina, me të cilën jetonin në një pallat, për një borxh prej 200 mijë lekësh të vjetra.
I moshuari jetonte vetëm, pasi të afërmit e tij ndodheshin jashtë vendit, në Itali. Ka qenë familja që ka ngritur alarmin, pasi nuk ka arritur të kontaktojë me të nëpërmjet telefonit. Pas mungesës së përgjigjes, familjarët kanë njoftuar policinë.
Forcat e rendit dhe zjarrfikësja kanë shkuar në banesën e tij dhe kanë konstatuar 82-vjeçarin pa shenja jete dhe me shenja të shkaktuara nga një mjet prerës në fytyrë.
Top Channel