Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë arrest në burg për Fatjon Janinën, 39 vjeçari, i cili akuzohet për vrasje me dashje.
Më datë 30 dhjetor, ai masakroi me thikë dhe çekiç fqinjin e tij. I pyetur nga gjyqtari Rexhep Bekteshi rreth motivit të ngjarjes, Janina ka mbajtur të njëjtin version sikundër edhe përpara grupit hetimor në momentet e arrestimit te tij.
Sipas tij, viktima Paulin Gila i kishte borxh 200 mijë lekë dhe nuk ia kthente.
82-vjecari jetonte i vetëm në apartamentin e tij ku edhe u gjet i vdekur në lagjen 16 të qytetit të Durrësit. (A2