Masakroi me thikë Valbon Beqirin në Durrës, del FOTO e autorit të dyshuar

0
2

Personi që shihni në foto është Teilor Tivari, autori i dyshuar për vrasjen e 51-vjeçarit Valbon Beqiraj mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.12 të Durrësit.

Shkak i vrasjes dyshohet të jetë bërë një konflikt gjatë një feste të organizuar me disa miq në shtëpinë e kushërirës së viktimës, e cila jetonte në emigrim. Dyshohet se të përfshirët në ngjarje kanë qenë nën efektin e lëndëve narkotike.

Tivari është shprehur se 51-vjeçari Beqiri ka tentuar ta përdhunojë. “51-vjeçari tentoi të më përdhunonte. Tentova të mbrohesha, ai ishte më i fuqishëm se unë, i shpëtova, mora thikën e bukës dhe e qëllova”, ka thënë ai.

Dëshmia e autorit:

Tejlor Tivari, autori i ngjarjes.

 

 

Me 51-vjecarin njiheshim, ishim miq. Më thirri në banesën e tij dhe shkova për të pirë një gotë birrë. Pas bisedës 51-vjeçari tentoi të në përdhunonte. Tentova të mbrohesha, ai ishte më i fuqishëm se unë, i shpëtova, mora thikën e bukës dhe e qëllova.

U përleshëm me njëri-tjetrin sepse nuk më lejonte të largohesha. Jam larguar i tronditur nga vendi i ngjarjes, nuk e mendoja se ai do të vdiste.