Masat për çmimet e larta në Greqi, qytetarët do ta paguajnë benzinën më lirë se çmimi i shkruar në pikat e karburanteve

0
192

Pas rritjes së çmimit të karburanteve dhe produkteve ushqimore, si pasojë e luftës në Ukrainë, qeveria greke po punon për masat e paketës sociale për 2 miliardë eurosh , në mënyrë që të ndihmojë qytetarët në përballimin e rritjes së çmimeve.

Në lidhje me këtë zëdhënësi i qeverisë, Giannis Oikonomou tha se po bëhet çdo përpjekjeve të ezauuruar çdo mundësi për ndihma në të gjithë sektorët.

Prioritet kanë qytetarët me të ardhura të ulëta vjetore, ndërsa do të vijohet me subvencionim masiv në llogaritë e energjisë elektrike dhe gazit natyror për ngrohje. Subvencionimi i llogarive, sipas zëdhënësit të qeverisë përshin familje, biznese dhe bujqit-blegtorët, shkruan protothema.gr.

Pikat kryesore ku do të përqendrohet paketa sociale

  1. Vazhdim në mbështetjen e faturave  të energjisë elektrike dhe gazit.
  2. Mbështetje financiare e bashkëqytetarëve më vulnerabël dhe më të dobët, për të përballuar valën e saktësisë
  3. Do të miratohet shtyrja e subvencionimit për të njëjtat kategori në llogaritë e energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse për ngrohje edhe në muajt Mars-Prill.
  4. Do të përgatitet një platformë tepër lehtësuese, ka gjasa që të ulet direkt TVSH dhe taksat e tjera, me qëllim që konsumatori të paguajë kosto më të ulët sesa çmimet e shkruara në pikat e karburanteve. Kjo ulje do të bëhet automatikisht për të gjithë përfituesit e çekut të shtrenjtësisë, domethënë pjesën e shoqërisë me të ardhura vjetore të ulëta, apo familjet me shumë fëmijë, të papunët, pensionistët me pension të ulët etj.
  5. Do të ketë edhe kritere të ardhurash, më të gjera se kriteret që do të ekzistojnë për mbështetjen financiare të grupeve më të cenueshme”, pa mohuar se kufiri i të ardhurave për këtë masë do të jetë në intervalin 25,000-30,000 euro në vit.

Parlamenti grek pritet të miratojë këtë javë paketën sociale 2 miliardë euro, ndërsa kryeministri Kyriakos Mitsotakis do të shpallë edhe masat e reja të rezistencës ndaj shtrenjtësisë.

Masat nuk mund të jenë konstante, por të fokusuara në shtresat e shoqërisë për të cilën vërtet çmimet e javëve të fundit janë të papërballueshme./abcnews