Mascherano mendon ndryshe: “Ronaldo nuk është futbollisti më i mirë në histori!”

0
2

Një mik i madh i Lionel Messit, i cili luan nën urdhrat e tij te Inter Miami, Javier Mascherano beson se Cristiano Ronaldo nuk është lojtari më i mirë në histori. Ai me siguri e sheh ish-shokun e tij të skuadrës te Barça dhe në kombëtaren argjentinase, duke mbajtur kryesimin në garën për GOAT (Më i Madhi i të Gjithë Kohëve).

Ja se si u përgjigj Javier Mascherano: “Ky është mendimi i tij. Unë kam shumë respekt për Cristiano Ronaldon. Nuk duhet ta analizoj mendimin e tij. Është e drejta e tij të besojë se është futbollisti më i mirë në histori, por unë kam idetë e mia, të cilat nuk janë të tijat. Kjo është e gjitha”.

B.T (Dosja.al)