Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Arben Meskuti për ndryshimin e masës ‘arrest me burg’.
Pas shqyrtimit të kërkesës së Meskuti , GJKKO ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të mëparshëm.
Ai akuzohet për mashtrim me mikrokreditë dhe zhvatjen e mijëra shqiptarëve, përmes skemave të rifinancimit me kushte të këqija të kredive të vjetra apo përmes shantazhimit të tyre duke i bllokuar pronat e luajtshme apo të paluajtshme.