Taulant Balla ështe thirrur sot nga SPAK për një çeshtje të hapur nga vetë ai kundër ish familjarëve të Berishës .
Spak ka thirrur Ballën për të depozituar provat të cilat mesa duket mungojë.
Paralelisht me futjen e Ballës në SPAK i menjëhershem ka qenë reagimi i z.Malltezi i cili e cilëson mashtues atë dhe gjithë drejtuesit e tjerë të PS.
Ja çfarë shkruan Malltezi:
Mashtruesit të PS: Nxirr provat para shqiptarëve e lëri filmat dhe shpifjet. Ke 10 vjet që shpif dhe filmat e tu të soc realizmit janë bajate. Nxirr provat para shqiptarëve që ti shohin të gjithë.Nuk pate asnjë provë a asnjë fakt e u gjete shpifës nga gjykata e shkalles se parë. Tani ke 8 vjet që ke bllokuar gjykimin në gjykatën e lartë. Sot don të fshihesh pas SPAK. Në fakt SPAK ka dy vjet që nuk të jep përgjigje pasi duhet të të akuzojë për kallzim te rremë dhe të jesh i bindur se kjo të pret.
Po të kesh prova e fakte eja silli në gjykatë të shpëtosh edhe nga dënimi për shpifje. Përballu me drejtesinë pa frikë qoftë për shpifjet 10-vjeçare dhe qoftë për kallzim të rremë në SPAK!
A do te faktojë akuzat me prova Taulant Balla apo do të dalë mashrues siç thote Malltezi se është?