Mat/ I vodhën xhiron ditore farmacistes, policia identifikohen 2 autorët e mitur

0
41

Policia e Matit ka zbardhur ngjarjen dhe ka identifikuar autorëve që vodhën një shumë parash në një farmaci. Sipas policisë, farmacistja 25- vjeçare me inicialet A.B., ka bërë një kallëzim në polici se gjatë kohës që ajo nuk ishte në farmaci, të cilën e kishte lënë të hapur, dy vëllezërit e mitur i kanë vjedhur paratë e xhiros ditore.

Njoftimi i policisë:

Mat/ Në Komisariatin e Policisë Mat, është paraqitur dhe ka bërë kallzim shtetasja A.B., 25 vjeçe, me profesion farmaciste, e cila ka kallëzuar se gjatë kohës që ajo nuk ishte në farmaci të cilën e kishte lënë të hapur, i kanë vjedhur një shumë parash të mbledhura nga xhiroja ditore.

Si rezultat i hetimeve të kryera nga grupi hetimor, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe identifikimi i autorëve të dyshuar që ishin dy shtetas të mitur (vëllezër).

Për shkak të moshës së mitur dhe konsultimit më Prokurorin, personat e dyshuar nuk janë marrë nën përgjegjësi penale.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Dibër.