Mat/ Një tjetër turist bie në humnerë

0
117

Një turist francez ka rënë në humnerë, ndërsa eksploronte zonën e Matit.

Deri më tani nuk dihet gjendja shëndetësore e turistit.

Ky është rasti i dytë brenda dy ditësh që një turist përfundon në greminë pasi ditën e djeshme, ranë dy turistë gjermanë ku njëri prej tyre humbi jetën.

Dy turistë gjermane, ranë në një humnerë në kufirin mes Thethit dhe Valbonës të martën më 10 maj gjatë eksplorimit dhe njëri prej tyre fatkeqësisht humbi jetën.

Disa orë pas alarmit, ata u gjetën në vendin e quajtur “Qafë Valbonë” nga një ekip i Urgjencës Kombëtare që ishte i përfshirë në operacionin e kërkim-shpëtimit me helikopter

Viktima, një 30-vjeçar me inicialet D. J, mësohet se ka rrëshqitur në humnerë ndërsa po ngjitej në një shkëmb i thepisur i mbuluar me borë.

Ndërsa e plagosura është një shtetase 29-vjeçare e identifikuar me incialet M. S.  Ajo arriti të mbijetojë dhe mësohet se u gjet në gjendje shoku, por bluzat e bardha që e shpëtuan, thonë se është jashtë rrezikut për jetën dhe për trajtim mjekësor u transportua me helikopter në spitalin e Bajram Currit.