Këtë të hënë kanë dalë rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë për maturën shtetërore.
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu deklaroi se maturantët mund të shohin rezultatet në linkun e vendosur nga ministria.
“Njoftim i rëndësishëm për Maturantët. Shpallen rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë të Maturës 2024 në linkun e mëposhtëm të publikuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore”, shkruan ministrja Manastirliu në Facebook.
28 mijë maturantë testuan njohuritë e tyre në provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Testi përmbante 60 pikë./abcnews.al