Maturantët kanë përfunduar provimin e parë të Maturës Shtetërore, atë të Gjuhës së Huaj.
Provimi i cili zgjati për rreth dy orë e gjysmë duket se i ka shkaktuar atyre jo pak stres, pasi pas përfundimit shumë maturantë shihen të emocionuar teksa flasin me njëri-tjetrin mbi pritshmëritë për rezultatet.
Disa të kënaqur me realizmin me sukses të provimit të parë të Maturës e të tjerë paksa të pakënaqur për përgjigjet e dhëna, ata kanë diskurtuar me njëri-tjetrin tashmë të lehtësuar që provimi përfundoi.
Teksa kanë dalë nga ambjentet e shkollës ku kanë dhënë provimit, ata vrapojnë të përqafojnë të afërmit e miqtë që i prisnin me ankth jashtë.
Provimi tjetër për të cilin ata duhet të përgatiten është ai i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, i cili do të jepet të shtunën, më datë 11 qershor.