Ministria e Arsimit dhe Sportit njoftoi sot rihapjen e aplikimeve për formularin A1Z për maturantët e Maturës Shtetërore 2024 që ende nuk janë regjistruar në universitet.
Sipas MAS, aplikimet janë të hapura nga dita e sotme, përgjatë fashës orare 08:00-16:00 dhe do të kryhen përmes platformës e-Albania.
Formularin A1Z e plotësojnë të gjithë kandidatët që duan të aplikojnë në Maturën Shtetërore për t’u regjistruar në universitet.