Mavraj: Urime Hamburg, Gjasulës i heq kapelen! Inspirim për të rinjtë

0
254

Mërgim Mavraj, mbrojtësi kuqezi, aktivizohet për Greuther Furth në Bundesliga 2 dhe sezonin e ardhshëm do të ketë rival Klaus Gjasulën, mesfushorin që u transferua tek ekipi legjendar i Hamburg.

Pas këtij transferimi të Gjasulës tek ish-ekipi i Mavrajt, mbrojtësi i thuri elozhe klubit për transferimin e bërë, si dhe Klausit, duke e quajtur një inspirim. “Nuk mund të them gjë tjetër veçse të uroj Hamburgun për transferimin e Klaus Gjasulës”, tha Mavraj fillimisht për BILD.

“Me Klausin, Hamburg ka fituar një personalitet të madh. Kam respekt të madh për Gjasulën, i heq kapelën. Ai ka luftuar çdo ditë të jetës së tij dhe ia ka dalë të bëhet i madh, pavarësisht vështirësive që ka pasur në fillim të karrierës. Një inspirim për të rinjtë”, u shpreh Mavraj./abcnews.al