Kuvendi votoi për të mos futur në diskutim skandalin e helmimit masiv në qytetin e Krujës për shkak të ndotjes së ujit të pijshëm.
Dhjetë deputetë demokratë kërkuan ndryshimin e rendit të ditës së diskutimit dhe si temë e parë të vihej pikërisht helmimi i mbi 600 qytetarëve në Krujë, por maxhoranca e kundërshtoi duke akuzuar opozitën se po kërkon ta politizojë këtë çështje
“Çështje që diskuton kuvedin nuk janë debate kafenesh, asnjëherë por debate mbi projektligje, pr/ vendime apo debate të strukturara në formën e interpelancës “ tha kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Balla dhe Nikolla u shprehën kundër deri në momentin kur autoritetet të dalin me përgjigje mbi atë çfarë ka ndodhur
Taulant Balla: “Nuk e di që Kuvendi i Shqipërisë ka atribute të bëjë hetime penale apo shëndetësore. Deri në javën e ardhshme, qoftë ministrja e Shëndetësisë qoftë ajo e Brendshme, do të jenë në gjëndje që ti bëjnë kuvendit një informacion të plotë. Në kuvendin e Shqipërisë mund të kërkosh ndryshim të rendit të ditës për një pr/ligj, nëse do interpelanc hyn si pikë e parë e rendit të ditës.
Në këtë pikëvështrim gëzoni të drejtën të kërkoni interpelancë urgjente. Do kërkoja që ngjarje të tilla duan sa më pak politizim por hetim”
Alfred Rushaj kreu I grupit të PD-së: Nuk kërkuam hetime penale, asgjë tjetër por kërkuam që kjo seancë të nisë me diskutime për atë ngjarje që është shumë e rëndë. Në këtë kuvend kemi deputetë që përfaqësojnë Krujën dhe ata duan të diskutojnë”
Kërkesa e opozitës u hodh në votim u rrëzua nga votat e maxhorancës.