Në fabrikën e KMY-së, që është ndër prodhuesit kryesor të mishit të vend janë gjetur 738 kilogram fileto dhe gjoks pule të dëmshme për shëndetin e konsumatorëve.
Burime zyrtare pranë Autoritetit Kombëtar i Ushqimit thanë për Report TV se “kanë bllokuar sasinë prej 738 kilogramësh dhe pritet që të asgjësohet”.
Gjatë kontrollit inspektorët konstatuan se mishi i pulës gjatë procesit të shkrirjes gjendej në tokë, ndërsa magazinimi i tij është bërë pranë një ambienti që ka prezencë myku dhe ndryshku.Në subjektin “KMY” ne Tirane, me aktivitet ‘’Përpunim dhe tregtim mishi’’, u konstatua se ambienti ku mbaheshin produktet nuk plotësonte kushtet higjienosanitare. Për pasojë është bllokuar vetem ky ambient deri në në plotësimin e kushteve. Ende nuk dihet nëse do të ketë masa të tjera ndëshkuese.


