Qendra e Librazhdit u mbush me prodhime mjalti këtë të shtunë (25 shtator).
Edhe këtë vit në këtë qytet u organizua panairi i mjaltit.
Por jo vetëm mjalti, kjo ditë shënoi edhe promovimin e produkteve të tjera bujqësore.
Sipas kryebashkiakut të Librazhdit ky panair është kthyer në traditë, e cila po ndihmon fermerët e zonës.
“Është nja mjaltë shumë cilësor dhe është shumë i kërkuar në të gjithë Shqipërinë. Një nga mjalti që është më i mirë është mjalti i gështenjës dhe mjalti i trumzës,” tha kryebashkiaku i Librazhdit Kastriot Gurra.Për bletërritësit dhe tregtarët e mjaltit ky vit nuk ishte shumë favorizues, pasi thatësira gjatë muajve të verës ndikoi edhe tek prodhimi.
Kushtet e vështira të motit dhe thatësia e zgjatur e vjeshtës ishin problem për bletët sepse nuk gjenin dhe polena.”
Organizatorët e Panairit të Mjaltit gjithashtu kishin parashikuar dhe mbajtjen e një koncerti në mbrëmje./