Mbahet sot Konferenca e 6-të Ndërqeveritare me BE, Shqipëria hap 4 grup-kapitujt të radhës të negociatave

0
2

Sot, Shqipëria do të hapë katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, me ftesë të Danimarkës, e cila do të mbahet në Konferencën e 6-të Ndërqeveritare me BE-në.

Ky takim do të shërbejë për hapjen e negociatave mbi Grupin 4 “Agjenda e gjelbër dhe lidhshmëria e qëndrueshme”, duke përfshirë kapitujt 14 (Politika e Transportit), 15 (Energjia), 21 (Rrjetet Transevropiane) dhe 27 (Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike).

Takimit në Bruksel pritet të bashkëdrejtohet nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja për Çështjet Evropiane të Danimarkës, Marie Bjerre.

Sipas agjendës, Konferenca Ndërqeveritare do të nisë në orën 08:00, ndërsa konferenca për shtyp është planifikuar për rreth orës 09:15, ndërsa Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së do të zhvillohet në orën 10:00.

Fillimisht pritet që palët të nisin me miratimine axhendës, duke miratuar procesverbalet e KNQ-ve të mëparshme të mbajtura në prill dhe maj të këtij viti.

Kjo do të pasohet nga fjalimet hapëse, së pari nga ministrja e Danimarkës Bjerre në emër të presidencës së Këshillit të BE-së, pastaj nga kryeministri Rama dhe hapja e negociatave për grupin 4.

Ministrja e Danimarkës do të prezantojë të ashtuquajturin “Qëndrim të Përbashkët të BE-së”, siç është rënë dakord nga BE-ja, dhe do t’i kërkojë kryeministrit Rama nëse Shqipëria mund të bjerë dakord me hapjen e këtij grupi.

Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, do të japë gjithashtu komentet e saj mbi këtë proces që Rama do të paraqesë.

Në përfundim të takimit, do të mbahen fjalime të shkurtra përmbyllëse nga delegacioni i BE-së, ministrja Bjerre, Komisionerja Kos dhe kryeministri Rama.