Detyrimi i përdorimit të maskës pritet të shoqërohet me penalitete siç mund të jenë gjobat ndaj atyre që nuk e zbatojnë. Shefi i Shërbimit të Mikrobiologjisë në QSUT thotë se po diskutohet që maskat të jenë të detyrueshme në ambientet e mbyllura dhe aty ku nuk mund të ruhet distancimi fizik.
Nuk dihet kur do hyjë në fuqi, por shumë shpejt do të jemi të detyruar ta mbajmë një maskë dhe në rast se nuk e bëjmë do të paguajmë penalitetet financiare.
Shefi i Shërbimit të Mikrobiologjisë në QSUT, Andi Koraqi, shpjegon se propozimi është bërë dhe se vendimi i takon qeverisë.
Andi Koraqi: Është propozuar që maskat të jenë të detyrueshme, kryesisht në ambjentet e brendshme ose në ambjente e jashtme ku nuk respektohet distanca mbi 2 metra.
Por vetë qytetarët janë të ndarë, disa thonë se maska me detyrim është vendim i drejtë, të tjerë e shohin të padrejtë.
“Për mua nuk ka asgjë për ta bërë të detyruar.”
“Bravo, të tërë duhet të jemi me maska, kështu është situata.”
Shumë vende prej kohësh e kanë vënë të detyrueshëm mbajtjen e maskës dhe fakt është që rastet e reja të publikuara çdo ditë kanë qenë të ulëta, ndërsa në Shqipëri kurba vijon të ketë një trend pa arritur ende të kap shifrën 100 të infektuar në ditë.
Po kështu bëhet me dije se në laborator vijojnë të kryhen teste serologjike sidomos te mjekët.
Andi Koraqi: Kryesisht janë testuar bluzat e bardha, shifra ka arritur rreth 4010 persona të testuar. Janë reanimacionet, spitalet Covid dhe pastaj vinë pavionet e tjera.
Në vendin tonë vijon të ketë numër të lartë të prekurish aktivë me Covid-19, ndërkhë që spanja provoi disa ditë më parë se infektimi I turmës nuk e rrit imunitetin.