Mbante pistoletë me vete, shoqërohet në polici 12 vjeçari në Kavajë. Procedohet babai

0
2

Një 12 vjeçar nga Kavaja është shoqëruar në polici pasi u kap me pistoletë me një krehër dhe fishekë luftarak. Në polici u procedua penalisht edhe babai i të miturit për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”.

Ndërkohë po punohet në bashkëpunim me Prokurorinë për të gjetur se ku e ka marrë armën e zjarrit 12 vjeçari dhe për të dokumentuar edhe ngjarje te tjera ku dyshohet i mituri dhe babai i tij.

12 vjeçari për shkak të moshës është lënë i lirë ndërsa arma e zjarrit pistoletë dhe municioni luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale./abcnews.al