Kylian Mbappe është rikthyer në Paris Saint-Germain, pas pushimeve që pati pasi përfundoi Kampionati Evropian, teksa po bëhet gati për përgatitjet parasezonale me klubin.
Përderisa ai duket i emocionuar të rikthehet në klub para sezonit të ri, siç e tregoi me një fotografi të postuar duke buzëqeshur në qendrën stërvitëse, ky pritet të jetë sezoni i tij i fundit në kryeqytetin francez,
Kontrata e tij skadon verën e ardhshme dhe, edhe pse ai nuk po e mendon largimin këtë edicion, ai planifikon të largohet kur t’i skadojë kontrata.
Sidoqoftë, ai e di se do të përballet me presion nga klubi i tij për rinovimin e kontratës dhe me kohë do të shohim se a do të vazhdojë me PSG-në apo do të transferohet diku tjetër.
Presidenti i klubit, Nasser Al-Khelaifi deklaroi në fund të sezonit të kaluar se Mbappe jo vetëm që do të qëndrojë në sezonin 2021/22, por ai gjithashtu do të nënshkruajë kontratë të re. /Gazeta Express/