Mbappe “sulmon” Ronaldo/ Ylli francez synon rekordin madrilen te CR7

0
3

Nuk besohet se legjenda portugeze do të arrihet ndonjëherë. Kristiano Ronaldo zë një vend krejt të veçantë në historinë e Realit të Madridit, si shënuesi më I mirë, e madje tepër I shkëputur nga legjendat e tjera, por njëri nga rekordet e tij mund të thyhet.

Është Kilian Mbape, një pasardhës I denjë I CR7-ës, që pritet të tejkalojë numrin e golave në sezonin debutues me fanelën “merenges”. Edhe pse e nisi keq, dhe mori kritika të panumërta, superylli francez ka arritur në nivelin e 21 golave për madrilenët, të realizuara në 31 ndeshje.

Ronaldo mundi të realizonte 33 herë në edicionin e parë të tij në “Santiago Bernabeu”, 2009-2010, ndërsa luajti në total 35 herë. Kjo do të thotë se portugezi pati shumë më pak ndeshje dhe arriti një mesatare shumë të mirë gol për ndeshje.

Gjithsesi, rekordi për numrin total të rrjetave në debutim mund të thyhet dhe sipas të përditshmes së Madridit, “Marka”, Mbape mund t’ia dalë në pak më shumë se një muaj.

Nuk është keq për një futbollist që e cilësuan si tepër të fryrë, dhe që nuk e meritonte reklamën që I bëhej. Nuk dihet nëse kapiteni 26-vjeçar I Francës do të arrijë të thyejë rekordin tjetër të Kristiano Ronaldos, atë absolut si shënuesi më I mirë në historinë e Realit. CR7 ka 450 rrjeta në vetëm 438 ndeshje, nivel që duket thuajse I pamundur për t’u arritur.